SHBA, 8 shtator 2014 – Djali që shihni në foto është Matt Bradley, një 23-vjeçar amerikan, i cili u shndërruar në një mashkull seksi për ditën e tij të dasmës.
23-vjeçari me profesion kuzhinier ka arritur të humbasë plot 44 kilogram, vetëm për të arritur peshën ideale në ditën më të rëndësishmë të jetës së tij.
Bradley ka thënë se ia arriti qëllimit në vetvete vetëm prej dashurisë së partneres së tij Hannah.
Ai tregon se edhe pse dashuria e tyre ishte e pathyeshme dhe se ishin betuar për të qëndruar me njëri – tjetrin në përjetësi, kërkontë vazhdimisht të ndihej i kënaqur dhe ta bënte Hannah-n të ndihej mirë pranë.
Nga foto duket se Bradley me transformimin që ka pësuar, e ka bërë gruan më të lumtur.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





