Durrës, 8 shtator 2014  – Hajdutllëkun  e kanë nisur që në moshë të mitur, megjithëse ende nuk dihet nëse për të kryer këtë veprim janë nxitur nga persona më të rritur në moshë.

Dy të mitur, D.K., 8 vjeç dhe F.Sh., 6 vjeç, banorë të zonës së plazhit akuzohen se i kanë vjedhur në çadër një shtetasi nga Kosova një Iphone 4.

Lajmërimi i policisë në kohë të shpejtë dhe fakti se të miturit ishin vënë re nga dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje kanë bërë që efektivët e rendit të binin me lehtësi në gjurmët e dy vogëlushëve.

Në cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestrua celulari i vjedhur, ndërkohë që policia po punon për të zbuluar nëse pas dy të miturve fshihen persona të rritur që i kanë shtyrë të kryejnë këtë veprim të paligjshëm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/