Tiranë, 8 shtator 2014 – Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe duke komentuar takimin e një ditë më parë të Guvernatores në detyrë, Elisabeta Gjoni, me Presidentin Bujar Nishani, shprehet se Gjoni është po aq përgjegjëse sa Guvernatori Ardian Fullani.
Në një reagim në Facebook, Braçe shpreh shqetësim për ndikimin mbi Prokurorinë për vijimin e hetimeve dhe çuarjen deri në fund të nxjerrjes së përgjegjësisë penale për cilindo që ka drejtuar në Bankë dhe ka bërë faj.
“Elisabeta Gjoni, ne cilesine e zevendesguvernatorit (detyrat e te cilit jane te qarta ne ligj), ne kushtet e mungeses se zevendesguvernatorit pergjegjes per administrimin e Bankes, me pergjegjesi te plote edhe per kete (sipas ligjit), është përgjegjëse po aq sa Guvernatori për keqadministrim me pasojë dëm të rëndë ekonomik për Bankën.”-shprehet Braçe.
Sipas Braçes, Presidenti nuk mundet të japë imunitet nga hetimet apo të cënojë hetimet për të.
REAGIMI I PLOTE I DEPUTETIT ERION BRAÇE
Po lexoj qe, paska patur nje mori takimesh te nivelit te larte dje, ku shkelqen takimi i Presidentit te Republikes me zevendesguvernatoren e Bankes se Shqiperise qe kryen detyren e Guvernatorit, Elisabeta Gjoni!!
E vleresoj shqetesimin e Presidentit per stabilitetin e sistemit financiar ne vend, ne fund duhet te ndodhte dhe kjo.Por ka nje shqetesim edhe me te madh;NDIKIMI MBI PROKURORINE PER VIJIMIN E HETIMEVE DHE CUARJEN DERI NE FUND TE NXJERRJES SE PERGJEGJESISE PENALE PER CILINDO QE KA DREJTUAR NE BANKE DHE KA BERE FAJ.
Shqip;Elisabeta Gjoni, ne cilesine e zevendesguvernatorit (detyrat e te cilit jane te qarta ne ligj), ne kushtet e mungeses se zevendesguvernatorit pergjegjes per administrimin e Bankes, me pergjegjesi te plote edhe per kete (sipas ligjit), ESHTE PERGJEGJESE PO AQ SA GUVERNATORI PER KEQADMINISTRIMIN ME PASOJE DEM TE RENDE EKONMIK PER BANKEN.
Nuk mundet qe Presidenti i Republikes te jape imunitet nga hetimet apo te cenoje hetimet per te!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





