Tiranë, 8 shtator 2014 – Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë rreth orës 11:00 një takim me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë lidhur me situatën e krijuar pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani. Ai do të takojë Guvernatoren e komanduar Elisabeta Gjoni si dhe anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës. 

Edhe ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Guvernatoren tashmë në detyrë, Elisabeta Gjoni, duke i shprehur asaj mbështetjen e qeverisë ndaj institucionit që ajo do të drejtojë. 

Rama i ka shprehur Guvernatores qëndrimin e qeverisë e të shumicës qeverisëse në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucionit. Ai shprehu besimin e tij të plotë se Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë dhe më e sigurt dhe me transparente nga ky proces i vështirë. Më tej Rama ka vlerësuar se sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/