Tiranë, 8 shtator 2014 –  Menjëherë pas golit historik kundër Portugalisë në Aveiro, Bekim Bala komentoi emocionet e tij duke e ndarë gëzimin për këtë sukses me të gjithë shqiptarët.

“Erdhëm me besim morëm tri pikë dhe është fillimi më i mirë i mundshëm”. Në vijim, ai shpjegon edhe momentin kur me të djathtën çoi sferën në rrjetë…një gol spektakolar që i dhuroi Shqipërisë 3 pikët.

“Mendova se topi do të dilte jashtë por me reflektin e sulmuesit e godita me të djathtën”

Në fund të intervistës dhënë për SuperSport, 22-vjeçari bëri një dedikim të veçantë. “Golin ia dedikoj babait familjes dhe të gjithë shqiptarëve”

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/