Portugali, 8 shtator 2014 – Fitorja e Shqipërisë bën jehonë dhe në mediat ndërkombëtare, të cilat evidentojnë suksesin e kuqezinjve ndërsa kritikojnë paraqitjen e portugezëve.
E përditshmja sportive luzitane “A Bola” del në faqen e saj online me titullin “E pabesueshme” duke sulmuar Benton dhe lojtarët e përfaqësueses, të cilët morën një rezultat të papritur. Ndërkohë që spanjollja “As” e quan si një humbje të turpshme disfatën në shtëpi të Portugalisë duke theksuar se i mungonte ylli Cristiano Ronaldo.
Dhe në Itali nuk harrojnë të venë theksin mbi suksesin e Shqipërisë duke shkruajt se De Biasi dhe Shqipëria ishin Super ndaj një kundërshtari më cilësorë dhe me më shumë emër në futbollin e madh botëror.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





