E hënë, 8 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Udhëzimi i Aluizni/ Legalizimet, formulari i ri për pagesën e truallit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Guvernatori dërgohet në burgun 302 me Bitraj. Fullani: I habitur me arrestimin tim

–       Cara: PD të jetë në Kuvend, duhet të krijihet frymë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Fullani rraset në qeli. Qëndrueshmëria e Bankës, Rama takon Nishanin”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Itali, përleshje shqiptarësh në diskotekë, një vdes, dy plagosen

–       Transferimet e universiteteve, del formulari i aplikimit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Punësimi në shtet, udhëzimi, si të aplikoni për çdo vend të lirë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Dosja, Fullani: I habitur me arrestimin tim

–       Vetëhelmimi, vajza dorëzoi në polici filmimin e inçestit

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Fullani në qelinë VIP të burgut 302”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rama takim me Nishnain për Guvernatorin e ri

–   Partitë asnjë lekë nga shteti për këtë vit, qeveria dorëzon projektligjin

–   Vritet në Itali i riu shqiptar, plagosen dy bashkëatdhetarë

 

GAZETA MAPO  ka si argument kryesor  “Kronika e një arrestimi/ Takimi i fshehtë në Prokurori, ku u vendos fati i Fullanit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Fullani “revoltohet” në gjykatë: Nuk duhej të isha këtu, shkeljet nuk janë penale

–   Meta: Mirëpresim opozitën të kthehet në parlament

–   Paloka: Rama po e vendos opozitën në kushtet e mbijetesës

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/