SHBA, 8 shtator 2014 – Clinton Antonio Ward, një 49 vjeçar nga Georgia (SHBA), u arrestua pas sulmit mbi të dashurin 16 vjeçar të vajzës së tij, pasi i gjeti në dush bashkë.
Clinton Ward, i tha policisë se ai dëgjoi vajzën duke folur në banjë pasi po kthehej nga një udhëtim, por mendoi se po fliste me dikë në telefon, ndërsa më tej dëgjoi një zë tjetër, të dashurin e vajzës.
Fillimisht u ul në shtrat dhe më tej e u sul drejt banjës për të goditur të riun. Ai i hodhi një peshqir vajzës dhe më tej sulmoi ashtu të zhveshur, të riun që kapi në marrëdhënie intime me vajzën e gruas së tij.
Adoleshenti u përpoq të merrte veshjet e tij, por Ward e përplasi pas muri dhe e goditi në gjoks dhe në fytyrë. Pas kësaj i inatosur burri doli nga dhoma dhe lajmëroi policinë. 49 vjeçari tregoi gjithçka kishte ndodhur, por gruaja e tij e cila e kishte vajzën nga një lidhje e mëparshme, e denoncoi, duke çuar në arrestimin e tij.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





