Tiranë, 8 shtator 2014  "Më tha 'sot të erdhi fundi' dhe më qëlloi". Me këto fjalë e nis rrëfimin e saj 28-vjeçarja Argela Senko, e cila, dy ditë më parë u plagos nga ish-bashkëshorti i saj, 31-vjeçari E. Senko. E shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e plagosura rrëfen per "Gazeta Shqiptare", historine e lidhjes se saj me ish bashkeshortin e dhunshem. 

Argela tregon se ka qenë e martuar me autorin e ngjarjes, por janë ndarë pas dhunës që ai ushtronte ndaj saj. Pasditen e së shtunës, 28-vjeçarja u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas, duke kujtuar se kishte qëlluar për vdekje nënën e vajzës së tij, qëlloi edhe veten. 

Çifti kishte nje vajze 6 vjeçare, por ishin ndare para dy vitesh.

"Gjatë kohës që jetonim bashkë, ai filloi të bëhej xheloz, më rrihte, vinte në shtëpi i pirë. Madje, flinte edhe me thikën poshtë jastëkut nga frika se mos i ikja unë. Kam marrë edhe dy urdhra mbrojtjeje, pasi ai më rrihte sistematikisht edhe për gjëra të vogla. Pas kësaj, jetesa me të u bë shumë e vështirë dhe ne u ndamë. Unë jetoja me prindërit e mi, por ai, edhe pse kishim dy vjet që ishim ndarë, më ndiqte kudo, nuk më linte të qetë. Më kërkonte që të rikthehesha sërish me të" thotë Argela. 

Duke u ndalur tek ngjarja e se shtunes qe per pak i mori jeten, Argela rrefen se po shkonte tek disa te aferm te saj kur i eshte shfaqur perpara ish bashkeshorti.

Argela thote se 31 vjeçari i ehste drejtuar me fjalet 'Sot të erdhi fundi' dhe pavaresisht lutjeve te saj per te mos bere ndonje gje pasi do mbetej vajza jetime, ish bashkeshorti i ka thene 'Nuk më intereson asgjë, sot e kam vendosur'.

"Pas kësaj, ai nxori nga xhepi një pistoletë. Kujtova se ishte lodër në fillim, nuk ma mori mendja se ishte armë e vërtetë. Në fillim ai qëlloi në tokë, dhe vetëm atëherë e kuptova se nuk po bënte shaka. Më zuri paniku, por nuk dija ku të shkoja, sepse isha në rrugë dhe ai ishte me armë në dorë. Qelloi ndaj meje dhe me pas nuk mbaj mend asgje", thote e plagosura.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/