SHBA, 7 shtator 2014 – Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Barack Obama sheh i mahnitur gurët mijëra vjeçarë të Salisbury Plain.
Një shëtitje e shkurtër pas Samitit të Natos në Uells dhe pak para nisjes për në Uashington.
Numri një i "Shtëpisë së Bardhë"sheh me admirim monolitet poshtë qiellit gri të Anglisë dhe si një turist normal, bën foto me telefonin e tij.
"Është fantastike", komenton ai. "Ishte një nga dëshirat e mia më të mëdha të vizitoja këtë vend. Tani mund të fshij nga lista ime një nga gjërat që duhet të bëja në jetë".





