Tiranë, 7 shtator 2014 –  Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar nga Partia Demokratike që të kthehet në Kuvend.

Meta ka thënë se vetëm në parlament opozita mund të japë kontribut për jetën politike në vend.

“Ne vazhdojmë ta mirëpresim opozitën në sesionin e ri parlamentar pasi kështu ajo mund të japë një kontribut të rëndësishëm për jetën politike në vend dhe ecjen në rrugën europiane të vendit tone”, u shpreh Meta nga qyteti i Gjirokastrës.

Ai i garantoi opozitës bashkëpunimin për pasjen e një ecurie normale në jetën parlamentare të vendit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/