SHBA, 7 shtator 2014 –  Joe Nasco, portieri i Colorado Rapids, mori kartonin e kuq vetëm 30 sekonda, pasi kishte nisur ndeshja kundër Los Angeles Galaxy. 

Mbrojtësi ekstrem ka bërë një ndërhyrje brutale ndaj sulmuesit kundërshtar dhe kjo gjë nuk është falur nga arbitri i takimit.

Me këtë karton, Nasco thyen rekordin e të kuqit më të shpejtë në historinë e Major League Soccer.

Të mbetur me 10 lojtarë Colorado Rapids u shkatërruan 6-0 nga LA Galaxy.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/