Durrës, 7 shtator 2014 – Teuta ka fituar përballjen miqësore ndaj Naftëtarit, me rezultatin 2-1. Tekniku Lika sikurse në përballjen e tre ditëve më parë, nuk kishte hedhur skuadrën titullare nga minuta e parë, i kushtezuar edhe nga disa dëmtime të lehta që kanë marë një pjesë e lojtarëve në sfidën me Vllazninë.
Sfidën e zhbllokoi Peposhi në minutën e '16, ndërsa dyfishoi Hyseni në të '64. Goli për miqtë u shënua nga Lila në minutën e 84. Durrsakët morën shumë shpejt frenat e lojës në dorë dhe kishin nën kontroll të plotë kundërshtarin, i cili herë pas herë kërkontë të depërtontë në thellësi të zonës vendase.
Lika provon përforcimet e fundit: Fall, Hysënbelliun, Koreshin e Milën, si dhe mesfushorin Altin Hoxha, Koreshin, Hysenin, Pepën, Premcin, Maganin e Beqjan, të cilët i dhanë një tjetër ritëm lojës durrsake. Të njëjtën gjë bën edhe tekniku i Naftëtarit, duke hedhur thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion në fushën e lojës, në vetëm pak minuta.
Pas disa minutash të luftuara në mësfushë, ku ranë në sy dyluftimet e Hysenbelliut dhe A. Hoxhës, por edhe depërtimet e mesfushorit Beqja dhe lëvizjet e Fall, do të vinte goli i dytë.
Pas ndeshjes trajneri Lika deklaroi: "Jam i kënaqur pjesërisht me skuadrën. Liajtëm një deshje relativisht të mirë, por më shqetëson fakti që vëmë shumë kollaj në diskutim fitoren apo rezultatin që kemi nën kontroll. Ky fakt nuk më pëlqen aspak. Skuadra duket se po konsolidohet dita-ditës, por nuk jemi ende në nivelin që kërkoj. Duhet ende punë për të qenë atje ku duhet. Aktualisht po punojmë për sfidën e radhës. Kemi disa poroblemi me dëmtimet, por shpresojnqë të jenë të gjithë gati".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





