Itali, 7 shtator 2014 – Emigranti shqiptar Lurand Llanaj, 32 vjeç, i bërë baba vetëm pak muaj më parë, sapo kishte arritur të paguante edhe këstin e fundit për kamionin, me të cilin punonte.
Për këtë ai punonte fort, shpesh edhe 7 ditë në javë. Fatkeqësisht ditën e parë të punës në minierën e mermerit në qiell të hapur në Massa di Carrara bëri aksident.
Kamioni i drejtuar nga Lurandi ra nga një lartësi prej 30 metrash. Kolegët italianë lajmëruan menjëherë për aksidentin Blerimin, vëllain e madh të Jurit (kështu e thërrisnin miqësisht 32 vjeçarin shqiptar).
Vetë Blerimi me shumë punë e mundime kishte arritur të hapte një restorant me specialitete zgare në zonën e Massa di Carrara-s. Banorët e qytetit kanë veç fjalët më të mira për dy vëllezërit shqiptarë, të integruar plotësisht në Itali dhe shembuj të qartë të të qenit shqiptarë punëtorë, të mirë e të ndershëm.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





