Itali, 6 shtator 2014 – Nuk kanë të sosur telashet në Itali për Artur Petrelën, një emigrant shqiptar 40 vjeçar.

Në vitin 2008 ai ishte dëbuar nga Italia, pas një dënimi me 4 vjet burg për drogë.

Ndërkohë, të hënën dhe më pas të mërkurën e kësaj jave, ai u arrestua dy herë nga karabinierët e Livornos. 

Në fillim ai qetësisht u tregoi karabinierëve një pasaportë biometrike shqiptare me një tjetër emër, por pasi karabinierët bën verifikimet e duhura, i vunë hekurat.

Tashmë Arturi është në burgun e Sughere-s, në pritje të procesit gjyqësor, për më tepër, që i duhet të kryejë edhe një vit burg i mbetur nga dënimi i vitit 2008.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/