Tiranë, 6 shtator 2014 – Konkurrenti i "Big Brother", Ardit Çelepija, pas mbarimit të programit televiziv i është rikthyer jetës normale, tashmë e mbushur me më shumë angazhime. Mësohet se ai është menaxher i një prej bareve më të frekuentuara në kryeqytet. Veç kësaj, Arditi ka lënë pas krahëve lidhjen e dashurisë me Julianën, me të cilën u njoh gjatë pjesëmarrjes në reality show-n "Big Brother". 

Ai tashmë ka nisur një histori të re me një këngëtare seksi. Ajo quhet Xhesika Ndoj dhe sapo ka publikuar këngën e saj më të re, "Ta ha zemrën". Por çifti më herët ka njoftuar se së shpejti do të publikojnë edhe një duet bashkë. Mirëpo duke qenë këngëtare e re, detajet që dihen për jetën e Xhesikës janë të pakta. Përveçse një femër shumë seksi, ne kemi zbuluar se e dashura e Arditit është edhe nënë e një vajze 6-vjeçare, që quhet Alesia. 

Xhesika e ka vajzën nga martesa e saj e parë. Për të treguar dashurinë që ka për të bijën, këngëtarja ka bërë një tatuazh me emrin e vogëlushes në krahun e djathtë. Çifti është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, sidomos në lokalin ku Arditi punon prej disa muajsh, dhe duken mjaft të lumtur bashkë. 

 

/Bluetooth/