Durrës, 6 shtator 2014 –  Formula e këtij kampionati, me dhjetë skuadra, bën që Teuta t’i qajë pikët e lëna në dy përballjet e para, pasi rruga do të jetë edhe më tepër e vështirë.

Kapiteni Bledian Rizvani shprehet se humbja me Vllazninë në ‘Niko Dovana” do t’i kushtojë shumë Teutës, sepse sipas tij, do të jetë shumë i vështirë rikuperimi i tyre.

Duke i bërë një analizë përballjes me Vllazninë, por edhe situatës aktuale që rrethon kampin durrsak, Rizvani thekson se skuadra duhet të bëjë urgjentisht autokritikë në përballjet pasardhëse, në mënyrë që të rikuperojë pikët e lëna.

Sipas gardianit, shkak për humbjen u bënë dy dëmtimet e qendërmbrojtësve Ahmataj dhe R. Hoxha.

“Nuk e meritonim të humbnim kundra Vllaznisë. Ne luajtëm më mirë se kundërshtari dhe tre pikët na takonin neve. Ndaj Vllaznisë na mungoi shumë fati, pasi përveçse dominuam trotalisht lojën, krijuam me dhjetra raste shënimi, Por, sikurse edhe edhe ligji i futbollit, kur nuk mund të shënosh do të pësosh. Unë mendoj se humbje erdhi si pasoje e dëmtimëve. Rystem Hoxha dhe Ahmataj u dëmtuan dhe e kishin të pamundur për të ndihmuar skuadrën. Rystemi u zvendësua, ndërsa Ahmataj shtrëngoi dhëmbët duke qëndruar në fushë për të ndihmuar skuadrën, ndonëse kishte dhimbje të madha në brinjë. Qëndroi në fushë vetëm për të mos lënë skuadrën me dhjetë lojtarë. Në këto çaste nisën problemet tonë, pasi më herët Vllaznia nuk kishte krijuar asnjë rast të rrezikshëm”, u shpreh kapiteni.

Pas dy humbjeve radhazi, atmosfera në kampin durrsak hnuk është ndër më të mirat. Humbja me Vllazninë nuk është pritur mirë si nga tifozeria, po ashtu edhe nga vetë skuadra durrsake, e cila kërkon menjëherë të bëjë autokritike në përballjet pasardhëse.

“Situata normale që nuk është ndër më të mirat në kampin tonë, pasi vijmë pas dy humbjeve radhazi. Gjithsesi, ne kemi besim se do të rikthehemi dhe ju siguroj se kjo do të ndodhë shumë shpejt, madje duke nisur që nga ndeshja e radhës. Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe, çështja është përshtatja e tyre me njëri-tjetrin. Ne nuk duhet të demoralizohemi për këtë dy humbje, megjithëse na kanë dëmtuar jashtë mase. Kërkoj nga skuadra më tepër mobilizim dhe besim në vetvete”, përfundoi Rizvani.  

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/