Tiranë, 6 shtator 2014 – Një krim brenda familjes ka ndodhur pasditen e sotme, në kryeqytet, ku një bashkëshort ka qëlluar me armë gruan e tij dhe më tej edhe veten.
Ngjarja ndodhi në Yzberisht, në afërsi të superstradës pranë universitetit "Kristal", pas një sherri mes çiftit. Ishin fqinjët ata që njoftuan sallën operative duke thënë se kishin dëgjuar disa të shtëna arme zjarri pranë banesës së familjes Cenko.
Disa forca policore nga Komisariati nr. 5 dhe nr.6, kanë shkuar në vendngjarje. Mësohet se e reja e plagosur është Argela Cenko, 27 vjeçe. Ajo u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet në gjendje kritike nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, 35-vjeçari Elson Cenko, ka humbur jetën si pasojë e plumbit fatal të marrë nga arma me të cilën u vetëqëllua. Policia dyshon se i riu Elson Cenko, pas sherrit ka qëlluar gruan dhe, ndërsa ka menduar se ajo ka vdekur është vetëvrarë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





