Angli, 6 shtator 2014 –  Nëse je djali i një bankieri miliarder, 50 mijë sterlina për një puthje nuk janë asgjë.

Kaq pagoi Julian Bharti, 27 vjeç, për të shkëmbyer një puthje pasionante me aktoren Elizabeth Hurley.

Puthja ishte pjesë e një ankandi bamirësie për fondacionin e Elton John.

Bharti ishte fituesi dhe mori puthjen e nxehtë.

Ai është babai i tre fëmijëve dhe biri i miliarderit kanadez Stan Bharti.

Megjithatë ai tha se gruaja e tij, Christy, ishte dakord me diçka të tillë.

Madje Julian thotë se Christy është vajza e ëndrrave të tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/