SHBA, 4 shtator 2014  – Të martën ajo u shpall femra e vitit gjatë ceremonisë së “GQ Men of the Year”, e zhvilluar në Londër.

Por një ditë më vonë, Kim Kardashian pozoi siç e ka bërë nëna për revistën britanike “GQ”, e cila dha edhe çmimin për të.

Ajo shfaqet e gjitha e zhveshur e shtrirë në një krevat, ndërsa i mbulon pjesët intime vetëm falë këmbëve të ngritura.

Më tej ajo ka pozuar e shtrirë ndërsa i mban duart e ngritura lart, por gjinjtë e saj nuk janë fotografuar.

Ishte vetë Kim ajo që i postoi fotografitë në Instagram, duke marrë pëlqimet e mijëra ndjekësve të saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/