Zvicër, 4 shtator 2014 – Dy shqiptarë hynë në territorin e Kantonit zvicerian të San Gallen-it, nga Landi austriak i Vorarlbergut.

Dogana zvicerane i urdhëroi shqiptarët ta ndalonin për kontroll makinën BMW, me të cilën po udhëtonin.

Ata nuk ndaluan, por shtuan shpejtësinë me qëllim që t’ia mbathnin.

Për shkak të shpejtësisë me të cilën po lëviznin, ata u përplasën dhe për këtë arsye u detyruan të braktisnin automjetin dhe të largoheshin në këmbë për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia.

Pak minuta më vonë, polica arriti të ndalojë pasagjerin që ndodhej në bordin e makinës.

Ai ishte një 26 vjeçar shqiptar, i lindur në Durrës dhe me leje qëndrimi të rregullt italiane.

Pas hetimeve të policisë, BMW-ja rezultoi e vjedhur dhe me targa false.

26 vjeçari shqiptar pas arrestimit u dërgua në burgun Appenzell Innerrhoden-it, në pritje të procesit gjyqësor.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/