Tiranë, 3 shtator 2014 – Moderatori dhe këngëtari i njohur, Ardit Gjebrea nuk ka duruar më. Gjebrea ka shpërthyer në profilin e tij në Facebook lidhur me ndërhyrjet që i bëjnë për pranimin e këngëve në festivalin “Kënga Magjike”.
Arditi shprehet se jo vetëm që nuk do të pranojë ndërhyrjen e “miqve” por do t’i përjashtojë nga konkurrimi ata që bëjnë një gjë të tillë.
Ja çfarë shkruan Arditi:
Për dy ditë fillojnë pranimet për festivalin “Kënga Magjike.
Rregulli dihet: kush ndërhyn për këngët që të pranohen, ato as nuk kalojnë pranë komisionit, por përjashtohen nga gara.
Pak më parë një i njohuri im ndërhyn për dikë nga Zvicra dhe unë i them: Në ëebsite zyrtar janë të gjitha rregullat e festivalit.
Tashmë nga Zvicra nuk pushon zilja e telefonit. Sigurisht unë nuk përgjigjem dhe ky status është për të lajmëruar publikisht të gjithë "miqtë" që nëse do të ndërhyjnë për të njohurit apo të afërmit e tyre duke më kërkuar favore, me mua nuk funksionon.
Jemi në rregull Arben?!
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





