Tiranë, 3 shtator 2014 – Policia e Tiranës ka arrestuar sot kreun e komunës Bërzhitë, Genc Drita. Ai akuzohet se i ka marrë 4500 euro ryshfet një biznesmeni.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se ky ryshfet është marrë në këmbim të lejes së shfrytëzimit një biznesi.
Sipas Prokurorisë, Drita u arrestua në kushtet e flagrancës. Ndërkohë mësohet se është arrestuar edhe shefi i tatimeve në komunën Bërzhitë.
Kryekomunari Drita është përzgjedhur në këtë post nën siglën e Partisë Demokratike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





