Indi, 3 shtator 2014 – Familja e një 18-vjeçareje indiane të quajtur Mangli Munda e martoi atë me një qen, si pjesë e një rituali të lashtë që synon largimin e fatit të keq që vajza mendohet se u sjell të afërmve të tyre.
Ceremonia e pazakontë e zhvilluar më 30 gusht 2014 në Jharkhand, Indi, mbështet në besimin hindu sipas të cilit martesa me një qen i një femre që shihet si e mallkuar largon fatin e keq dhe i jep jetë të gjatë bashkëshortit të saj të ardhshëm (njeri) dhe martesës së saj.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





