Spanjë, 3 shtator 2014 – Një autograf që paguhet shtrenjtë. 6 mijë euro, më saktësisht.
Kjo është gjoba që Neymar duhet t'i paguajë klubit të tij, Barcelonës, pasi dha një autograf gjatë ndeshjes së fundjavës në La Liga kundër Villareal, e fituar 0-1 nga katalanasit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë nxemjes së brazilianit në "El Madrigal": një tifoz iu afrua Neymar, i cili pasi firmosi autografin përshëndeti edhe një tjetër tifoz.
Kjo gjë nuk i pëlqeu Luis Enriques, i cili e konsideroi veprimin mungesë përqëndrimi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





