Tiranë, 3 shtator 2014 – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga nën akuzën për shpërdorim detyre një 38 vjeçare, punonjëse në një bankë. Brunilda Dura u ndalua nga seksioni për krimin ekonomik dhe financiar, gjatë ditës së djeshme ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 56 vjeçarin F.Z., banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale shpërdorim detyre.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për ndalimin e 29 vjeçarit Besmir Laja, i dyshuar për veprën penale vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se nga hetimet e kryera dyshohet se Besmir Laja, punonjës i një banke të nivelit të dytë, me detyrë arkëtar, ka vjedhur në këtë bankë shumat prej 7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikan nga arka, si dhe 510.000 lekë nga ATM.
Ndërkohë Brunilda Dura, me detyrë Asistente/Shefe operacionale pranë kësaj banke dhe F.Z., me detyrë drejtor dege, dyshohen se përmes shpërdorimit të detyrës kanë lejuar që Besmir Laja të kryente vjedhjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





