Ukrainë, 3 shtator 2014 – Zyra e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, ka njoftuar sot se Poroshenko dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë arritur marrëveshje për “armëpushim të vazhdueshëm” në pjesën lindore të Ukrainës.
Në njoftim theksohet se marrëveshja është arritur gjatë bisedës telefonike të Poroshenkos me Putinin.
“Rezultat i bisedimeve ishte marrëveshja për armëpushim të përhershëm në Donbas”, thotë njoftimi.
Kjo deklaratë është publikuar pak kohë pasi Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, u tha agjencive ruse të lajmeve, se Putin dhe Poroshenko kanë diskutuar për krizën në Ukrainë me telefon dhe se pikëmapmjet e tyre “ishin përputhuar në një shkallë substanciale”.
Por, në këto raporte të agjencive ruse nuk është përmendur armëpushimi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





