Durrës, 3 shtator 2014  – Rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të martës është prangosur në flagrancë shtetasi Petrit Disha, 51 vjeç.

Ndaj 51 vjeçarit, banues në Nikël të Krujës kanë bërë kallëzim penal tre shtetas (babai dhe dy djemtë e tij).

52 vjeçari H.C., nga Ura e Gjoles dhe dy djemtë e tij 27 dhe 19 vjeç kanë denoncuar në polici faktin se mesditën e djeshme Disha ka tentuar t'i vrasë.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para në vendin e ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë model 54 së bashku me krehërin me 5 fishekë si dhe gëzhoja.

Me këtë armë dyshohet se Disha ka dashur të ‘heqë qafe’ bashkëfshatarët e tij.

51 vjeçari akuzohet për veprat penale ”Vrasje me dashje mbetur në tentative”, “Shkatërrim prone”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/