3 shtator 2014 – Gjysma e femrave të reja nuk janë në gjendje për të përcaktuar saktë se ku ndodhet vagina në një diagram mjekësor, kurse 65% pranojnë se kanë vështirësi në përdorimin e fjalës “vaginë” apo “vulvë”.
Studimi gjeti se nga 1000 femra të moshës 26-35 vjeç, vetëm gjysma e tyre janë në gjendje të emërtojnë saktësisht vaginën, ndërsa vajzat më të reja të moshës 16-26 vjeç nuk janë në gjendje të dallojnë asnjë simptomë të kancereve gjinekologjike. Gati 40% e kësaj grupmoshe përdorin pseudonime.
Ndërsa gjinekologët mundohen të rrisin ndërgjegjësimin për kancerin te femrat, anëtarët e organizatës "Eve Appeal" kanë ngritur shqetësimin se vajzat e reja duhet të njohin shenjat paralajmëruese të prekjes nga kanceri në mitër, vezore, vaginë apo edhe në qafën e mitrës.
Helena Morrisey kryetare e organizatës "Eve Appeal" shprehet se nëse femrat kanë turp të përmendin ose të flasin për gjenitalet e tyre, me siguri që kanë turp edhe të shkojnë tek gjinekologu.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





