Greqi, 3 shtator 2014 –  Dy të rinj shqiptarë, që kishin shkuar për turizëm në Greqi, janë arrestuar nga policia greke.

Sipas “I Efimerida ton Sindakton”, dy 17-vjeçarët janë arrestuar në Athinë vetëm pse po flisnin shqip.

Të rinjtë, që janë me banim në Itali dhe Maqedoni, kishin shkuar në Athinë për të vizituar të afërmit e tyre.

Por, ndoshta policët grekë kanë menduar se ata mund të ishin emigrantw të paligjshëm.

Ata janë mbajtur për dy orë në rajonin e policisë dhe janë liruar pasi prindërit kanë shkuar me dokumentacionet e nevojshme.

Gazeta greke raporton se dy të rinjtë janë fyer dhe pavarësisht se janë arrestuar pa asnjë shkak, ndaj tyre nuk është kërkuar ndjesë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/