E mërkurë, 3 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Krimi horror, sherr për pallatin, mbyten me qese dy të moshuarat”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Prokuroria pushon padinë e Kodhelit ndaj Arben Imamit
– Dritëroi: Rama e ka nisur mirë me pastrimet. Basha nuk drejton dot si i varur
– Basha: Kushtet e opozitës për tu kthyer në Parlament
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pronat, masakrohen kunatat. Vrasja pas mesnatës, dy gratë u mbytën me qese plasmani pas përleshjes”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– David Smith: Makinat me targa të huaja, kushtet dhe gjobat për qarkullimin
– Has, i shpërthen granata në duar, humb jetën babai i nëntë fëmijëve
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Ndryshojnë pensionet. Tabelat për rritjen e vjetërsisë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Masakra në Durrës, Vasil Vava: Si i gjeta nënën dhe hallën të vrara
– Meksi në Prokurori, Braçe: Përgjegjësi administrative për Fullanin
– Toka bujqësore do të jepet 20 vjet në përdorim, kush përfiton
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Vrasje nën tortura/ Mbyten me qese kunatat, trashëgimia dyshimi kryesor”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ligji i plotë, si llogaritet pensioni dhe rritja e moshës sipas tabelave të reja
– Qeveria boton brenda natës në Fletoren Zyrtare 5 ligjet që ktheu Nishani
– PD ngre grupe të pavarura pune për ligjet në Kuvend
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Pensionet, si ndryshon vit pas viti mosha e daljes për burrat dhe gratë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Vriten dy të moshuara për 200 mijë lekë
– Turistët shqiptarë arrestohen në Greqi vetëm se flisnin shqip
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Robert Papa: PD në duart e spiunëve dhe njerëzve të Ramiz Alisë, Basha shembull i neveritshëm kur anonimi gdhihet milioner”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– FMN mbikqyrje të rreptë Bankës së Shqipërisë, inspektorë të përhershëm për administrimin dhe sigurinë
– Botohen me urgjencë ligjet e qeverisë, brenda 15 ditëve largohen tre anëtarë të KLD dhe kreu i Shkollës së Magjistraturës
– Ditmir Bushati jep alarmin: Në Shqipëri ka xhihadistë, ja si rekrutohen nga organizata ISIS
GAZETA KOHA JONE hapet me shkrimin “Nishani: Edi mos e “krruaj”!”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Pensionet, zyrtarizohet zgjatja e moshës si edhe tarifat e reja
– Krim makabër në Durrës, torturohen dhe vriten dy gra
– Vjedhja e Bankës, Prokuroria thërret 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





