Indi, 2 shtator 2014 – Një burrë indian ka kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij me pretekstin se ajo kishte oreks të pangopur për seks.
Sipas medieve të huaja, burri kishte paraqitur kërkesën për ndarje duke thënë së gruaja e tij ishte ‘agresive dhe autokratike’ dhe se ishte bërë e paduruar me kërkesat e vazhdueshme për seks që nga martesa e tyre në prill të vitit 2012.
Gjithashtu ai u ankua në gjykatë se gruaja e tij e detyronte të pinte ilaçe për të rritur dëshirën seksuale, madje dhe se kishte përfunduar disa herë në spital për shkak të ilaçeve.
Gjykata e zgjidhi martesën e tyre edhe pse gruaja nuk u paraqit në gjykatë për seancën e dëgimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





