DURRËS, 3 shtator 2014 –  Qendra e të mësuarit sipërmarrës për Evropën Juglindore (SEECEL – South East European Centre for Entrepreneurial Learning) ka çelur sezonin e dytë të  Training Needs Analysis, i cili konsiston në mbështetjen e sipërmarrjeve, si mjet për të rritur konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ekonomive rajonale, njofton Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Për të arritur këtë përparësi ekonomike, fusha kryesore është sistemi i trajnimit dhe arsimit, i cili luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kompetencave të kapitalit njerëzor.

Institucioni pilotues për ketë projekt është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe kohëzgjatja e këtij projektit është 3 muaj.

Metodologjia qe ndiqet për ketë projekt është: përfshirja e 300 pyetësorëve nga 19 faqe secili, ku aplikimi do të bëhet nëpërmjet sistemit online.

Ky pyetësor do të plotësohet në 8 vende të rajonit: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovine, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi.

Ky projekt ka mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/