2 shtator 2014 –  Anthony Nelson është mrekulluar kur ai ka parë fytyrën e gjyshes së tij të vdekur të shfaqur në një copë buke.

22 vjeçari nga County Durham po shijonte një vakt në darkë në shtëpinë e tij me familjen për të festuar punën e tij të re.

Djali i vëmendshëm duke ngrënë ka vënë re se në bukën në të cilën po hante ishte shumë i ngjashëm me profilin e gjyshes së tij Sheila Nelson.

”U ktheva nga motra ime dhe e pyeta ”si kush të ngjan”. Ajo më tha: ”është Sheila”-ka shpjeguar djali.

Çuditërisht edhe pjesëtarët e tjerë të familjes e kanë pohuar këtë.

Ai menjëherë i ka bërë foto krijimit të tij duke treguar se çfarë ka zbuluar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/