Tiranë, 2 shtator 2014 – Eranda Libohova, me anë të një fotoje që ka postuar në Instagram, ka prekur një realitet jo fort të këndshëm në vendin tonë, ndërsa shumë puseta nuk janë të pajisura me kapakët përkatës.
Ndodhur në këto kushte, këngëtarja e cila është shumë e shqetësuar ka shkruar edhe disa vargje bashkangjitur fotos.
"Puseta pa kapak, puseta me pa kapak…Ndihmë o shtet!! Kapak s'u met. Ndihmë sa n'to s'ke ra dhe vet", përfundon ajo.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





