Itali, 27 gusht 2014 – Policia e Savonës në kuadrin e operacionit antidrogë “Vatra” arrestoi vlonjatin Boro Ribaj, 43 vjeç, për shpërndarje droge.
Boro Ribaj ishte menaxheri i klubit Arci, në rrugën Montenotte, Savona.
Bashkë me Ribajn u arrestua edhe italiani Davide Mannara, 35 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë për drogë.
Policia, ditë më parë, u kapi 557 gramë kokainë, që u kishte ardhur dy shpërndarësve nga Milano.
Ribajt ju sekuestruan edhe 4 000 euro të mbledhura nga shitja e kokainës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





