Serbi, 27 gusht 2014 – Zbulohet "tradhëtia" e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Mestrivic, i cili ka përdorur në përmendoren e njohur si "Fitimtari i Beogradit" (Beogradski Pobednik) modelin e një shqiptari me plis, shkruajnë mediet serbe. 

Sipas medieve serbe, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb. 

“Dveri Srpske” shkruan se Mestrovici, jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe se në gjithë këtë marrëzi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito dhe Alojz Stepinac. 

Mediet serbe thonë se skulptori i njohur kroat, shok i mirë i ustait Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, mori leje dhe para për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/