E mërkurë, 27 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ndërtimet pa leje; Policia, kontroll në dosjet e legalizimeve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbulohen sms-të e shefit të policisë me emigranten 32 vjeçare
– Përgjimet, Rama: Asnjë e keqe nuk na vjen nga Gjermania
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Roshi: Priten rrjedhje nga PD-ja”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Rama zbardh projektet për Shqipërinë dhe rajonin
– Vlorë, gjendet i vrarë me armë zjarri një person 26 vjeçar, në mbrëmje
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Rregullorja e Thesarit; Vartësit “tradhëtojnë” Çollakun”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– SHKB arreston Palukun
– Përgjimet, Rama: Nuk na vjen e keqja nga Gjermania
– Matura, të hënën nis plotësimi i formularit
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Arrestohet shefi i policisë, mesazhet e ngacmimit seksual për emigranten”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Rrëzohet helikopteri i dytë në Dukagjin, në pranga autorët e sulmit
– Rama: Me Merkelin s’do flas për përgjimet, ja 4 projektet e Berlinit
– Vlorë, ekzekutohet në pritë 27 vjeçari në malin e Shashicës
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ja helikopteri i policisë i rrëzuar nga plumbat”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Denoncimi: Rregullorja dhe pajisjet e sigurisë u vunë pas vjedhjes
– Pse Marjan Gega u arrestua e Dasho Aliko jo?
GAZETA SOT ka si argument kryesor “PS denoncon Jamarbërin dhe Argitën për ndërtimin pa leje në Gjirin e Lalzit, policia përplaset me INUK për ekzekutimin e vendimit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ramohitaj fundos Ardian Fullanin: Nuk na komunikoi rregulloren, paratë pa kasaforta dhe çelësa
– Myslim Pasha: Hajdutët e BSH mbushën brekët me para, guvernatori krihet, siguria kombëtare në duart e autorëve të piramidave të '97
– Eksperti amerikan: Vjedhja e BSH dëmtoi sistemin bankar, në Shqipëri nuk ka traditë dorëheqjesh
GAZETA KOHA JONE hapet me shkrimin “Dukagjin, luftë dhe helikopterë të rrëzuar”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Kryeministri Edi Rama, dje në aeroport si pasagjer i thjeshtë
– Strategjia, SHBA-të do të shtojnë bazat ushtarake në Shqipëri
– Korçë, vidhte të vdekurit për të mbajtur gjallë familjen
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





