Dashi

Sot, dikush do të interesohet për ju. Do të shoqëroheni me të rinj, bashkëpunues të besuar, kolegë të rinj, të cilët do t’ju ndihmojnë të realizoni atë çka dëshironi prej kohësh.

Demi

Surprizë e papritur: një dashuri e re, një gjest fisnikërie që do t’ju frymëzojë, një përkujdesje ose një lajm pozitiv. Në dashuri do të keni të reja. Edhe beqarët do t’i gëzohen diçkaje të bukur.

Binjakët

Pasioni që rri në zemrën tuaj, do që të “lirohet”. Do të merrni vendime të nxituara pothuajse për çdo gjë: pak moderim në zgjedhjet tuaja. Sot do të jeni veçanërisht impulsiv.

Gaforrja

Një pikë kthese në dashuri që mund të jetë formimi i një çifti të ri ose konsolidimi i një të linduri më parë. Beqarët do të jenë të motivuar, të ekuilibruar dhe të interesuar për një marrëdhënie në çift.

Luani

Takime me perona të rinj, të cilët do të ishte më mirë t’i shmangnit: mos u besoni shumë atyre. Jini të kujdesshëm dhe vigjilent. Personat që do t’ju rrethojnë sot nuk do të jenë të sinqertë.

Virgjëresha

Do të merrni kënaqësi nga dita e sotme, sidomos në dashuri: lumturia dhe qetësia nuk do të mungojnë aspak. Sot do të shijoni sakrificat që keni bërë prej shumë kohësh.

Peshorja

Dashuria duket se nuk do të jetë për ju sot, disa çifte mund të përballen me kriza të shkurtra. Do të jeni shumë konfuz në shumë drejtime, mos gaboni në veprimet që do të ndërmerrni.

Akrepi

Një ndryshim, një fund ose një fillim i ri për çiftet që kanë kaluar momente revolucioni dhe transformimi. Beqarët do të ndeshen me largimin e personave të dashur ose miqve.

Shigjetari

Një zonjë e moshuar do të ndihmojë lidhjen tuaj në çift për të kaluar një krizë të fortë. Beqarët do të zbulojnë personat të cilët i kanë dashuruar ata në fshehtësi.

Bricjapët

Sot do të doni të “komandoni” në dashuri dhe duket se për të gjitha problemet do të fajësoni partnerin. Një person shumë ziliqar ndaj jush do të dojë t’ju bëjë xheloz për partnerin/en.

Ujori

Do të bëheni nostalgjikë. Kujtimet do të kthehen t’ju bëjnë shoqëri në jetën tuaj të tanishme. Do të keni frikë nga ndryshime të rëndësishme. Gjithsesi e shkuara është e shkuar.

Peshqit

Zhgënjimi për diçka do të dominojë ditën tuaj sot. Besojini mundësive dhe kapacitetit që ju karakterizon. Do të zhgënjeheni nga disa premtime. Beqarët do të kalojnë periudhë të vështirë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/