Itali, 23 gusht 2014 – Ermal Shurdha, 26 vjeç, i konsideruar si bosi i prostitucionit në qytetin e Margerës (provinca e Venecias) u arrestua nga policia për shfrytëzim prostitucioni dhe plagosje.
Në tetor 2012, 26 vjeçari durrsak u arrestua, sepse kishte torturuar 3 prostituta bullgare, që punonin për të. Njërës prej tyre ai i kishte thyer edhe krahun.
Kësaj rradhe Shurdha kishte 4 prostituta rumune, që punonin për të rreth 12 orë në ditë në rrugën “Fratelli Bandiera”, në qytetin e Margerës.
Shurdha ishte i dhunshëm jo vetëm me 4 rumunet, por edhe me prostitutat e tjera, veçanërisht ato, që punonin pa pasur një tutor, që t’i mbronte.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





