SHBA, 22 gusht 2014 –  Një nënë në Newton është vënë në pranga, pasi policia ka zbuluar se ajo ka lejuar që vajza e saj të bënte seks me një burrë dhe ky i fundit ta linte atë shtatzënë.

37 vjeçarja është marrë nën hetim pasi dyshohet se ajo nuk ka bërë asgjë për të ndaluar Jacob White që të flinte me vajzën e saj vetëm 11 vjeçe.

Sipas fqinjëve, shumë persona i ka treguar asaj për këtë marrëdhënie të ndaluar mes të miturës dhe 24 vjeçarit Jacob, por ajo nuk ua ka vënë veshin.

Vajza dhe burri kanë fjetur së bashku në muajt prill dhe maj, kohë kur e mitura ka ngelur shtatzënë.

Neglizhenca e nënës para paralajmërimeve të shumta ka bërë që ky akt shokues mes 24 vjeçarit dhe vajzës vetëm 11 vjeçe të mos parandalohej.

Gjykata ka vendosur mos ta lërë në burg 37 vjeçaren, por asaj nuk i lejohet të takohet me vajzën.

Nga ana tjetër, 24 vjeçari po gjykohet për akuzën ”Abuzim me të mitur”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/