Bashkërendimi i veprimeve të Flotiljes Detare, Forcave Speciale dhe Forcave Ajrore gjatë operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë detare dhe atyre SAR 

DURRËS, 22 gusht 2014 –  Komanda e Forcës Detare, në Plepa të Durrësit, njofton se në mesin e shtatorit 2014 do të zhvillohet stërvitje e përbashkët “Imponimi-2014”.

Do të jetë stërvitje e gjerë, që synon bashkërendimin e veprimeve të Flotiljes Detare, Forcave Speciale dhe Forcave Ajrore gjatë operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë detare dhe atyre SAR.

Në këtë kuadër kërkohet dhe bashkëpunimi me Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD).

Paraprakisht specialistët e stërvitjes së operacioneve dhe stërvitjes në Forcën Detare dhe Flotilje kanë përgatitur dokumentacionin përkatës, mbi të bazën e të cilit, më 21 gusht 20124, në një konferencë planëzuese, u zhvilluan diskutime për rajonin e stërvitjes, zhvillimin e skenarëve të mundshëm, përcaktimin e forcave dhe mjeteve, etj.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/