Durrës, 22 gusht 2014 – 72 orë pas plagosjes me mjete të forta të një adoleshenti 17 vjeçar, banor i lagjes nr.15 në Durrës, policia ka mundur të identifikojë autorin.

Burime policore konfirmojnë për “Dyrrah” se autor i rrahjes me mjete të forta të 17 vjeçarit A.Ç. është 16 vjeçari E.M., nga Durrësi.

Megjithëse e ka identifikuar adoleshentin, policia ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tij e për këtë arsye e ka shpallur në kërkim.

Mësohet se i plagosuri nuk e njihte agresorin e tij dhe për këtë arsye janë ende të panjohura motivet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt ndaj 17 vjeçarit.

Adoleshenti 16 vjeçar akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/