Durrës, 22 gusht 2014 – Ish-kryeministri, Sali Berisha po kalon pushimet verore në një vilë të familjes së tij në Gjirin e Lalëzit, një vend ky i mbipopulluar për shkak edhe të afërsisë me Tiranën.
Berisha duket se preferon shëtitjet në bregdet mbrëmjeve vonë.
Në Facebook, ai ka botuar disa foto dhe tregon se gjatë shëtitjes në bregdet pati një takim të papritur me një çift të porsamartuar.
Madje nusja nuk ka nguruar por ka pozuar me dy gishtat lart në krah të ish-kryeministrit.
Ne profilin e tij Berisha ka postuar edhe foto te tjera te shkrepura me simpatizante te tij dhe pushues ne Gjirin e Lalezit.
Postimi i Berishës:
Të dashur miq, këto dite, gjate ecjes sportive buze detit, takova nje çift te bukur dhe dasmoret e tyre si dhe shume mbeshtetes e simpatizant te PD. Me ta u pershendetem, beme fotografi, ndofta jo cilesore sepse ishte nate, por shume te ngrohta dhe te perzemerta. Te gjithe gezonin, natyrisht çifti fluturonte nga gezimi. Miq le t'i urojme ketij çifti gezime shendet, lumturi, mbaresi ne jeten bashkeshortore se bashku me njerezit e tyre me te dashur dhe miqve tane pushime te kendshme! sb
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





