22 gusht 2014 – Me sa duket mjaftojnë shtatë bajame në ditë për ta bërë mashkullin më pjellor dhe për të rritur cilësinë e spermatozoidëve.

Ky fakt është konfirmuar nga një ekip studiuesish italian të shoqërisë spitalore “Città della salute e della scienza” në Torino, duke mbajtur nën vëzhgim 100 meshkuj.

U zbulua se konsumi i 74 gramëve fruta të thata në ditë, ndikon për të përmirësuar gjendjen shëndetësore si dhe stimulon pjellorinë.

Në mënyrë të veçantë ky efekt shtohet nga konsumi i bajameve dhe i arrave. Bajamet janë të pasura me aminoacide si arginina, e cila shton prodhimin e spermatozoidëve dhe minerale si zinku, i cili përmirëson pjellorinë.

Për më tepër konsumi i tyre mund të bëhet në çdo moment të ditës, madje edhe ndërmjet vakteve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/