Tiranë, 22 gusht 2014  – Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ka hedhur edhe ai një kovë me akull mbi kokë dhe trup ka lëshuar një 'ultimatum' 24 orësh për Berishën.

Meta pranoi kështu sfidën e bërë publike nga Angela Martini, Adelina Ismajli dhe Olti Curri.

Z.Meta është solidarizuar kështu me të gjithë ata persona që vuajnë nga sëmundja ALS.

Meta nuk shfaqi asnjë emocion teksa hodhi akullin mbi vete. Ndërsa shumë të tjerë e kanë shoqëruar me britma dhe mimikë momentin kur përshkoheshin nga uji i ftohtë ose akulli, Meta “ka kryer punë” qetësisht.

Pasi ka derdhur kovën me akull, z.Meta ka bërë nominimet e tij që janë, Sali Berisha, Mirza Alibega dhe Foto Strakosha.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit,Z. META, jo vetëm ka pranuar nominimin e bërë në kuadër të nismës për të ndihmuar çdo person që vuan nga çrregullimi i njohur si ALS por edhe ka kontribuar financiarisht.

Ai ka dhënë 100 dollarë amerikanë për fondacionin që mbledh fonde për këtë sëmundje. Edhe gruaja e tij Monika ka kontribuuar financiarisht.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/