Kinë, 22 gusht 2014 – Mania për të qëndruar me orë të tëra me telefon në duar është bërë bezdi e madhe për shumë persona. Kulmi i reagimit eshte regjistruar ne Kine kur nje vajze nuk ka duruar me por eshte rebeluar ndaj qëndrimit te te dashurit te saj me orë të tëra me iPhone në duar.
Vajza kineze ka dashur t'i heqe nga duart të dashurit telefonin, por veprimi qe ka ndodhur në një metro në Beijing ka shokuar pasagjerët dhe qytetarë të tjerë pasi situata më pas u zhvendos në rrugë.
Dëshmitarët thanë se duke qëndruar me telefon në duar, djali mezi hipi në tren, më pas e tërhoqi e dashura pasi ai harroi të zbriste. Kurse në rrugë ndërsa ajo ecte, ai qëndrone me telefon në duar dhe ngadalësoi hapin derisa harroi të ecte. Kaq u desh që vajza të ndërhynte që t'i tërhiqte telefonin nga duart por jo, e pamundur. Ai nuk pranonte të lëshonte celularin.
Çifti që dukesh mirë së bashku, filluan të përleshen keq aq sa pasagjerët e trenit në Pekin, mbetën të befasuar nga ajo që panë. Ngjarja ka shqetësuar kalimtarët e rastit në tunelin ku kalon treni, pasi çifti nuk e ndalonin zënkën. Dëshmitarët thanë se një fëmijë madje nisi të qante nga frika e zënkës së çiftit.
Kulmi arriti kur për një moment ajo vë këmbën në qafën e tij, që është një tjetër përpjekje e kotë, që ai të lëshoje telefonin. Situata u fotografua me celulaer nga të tjerë persona që u ndodhën aty.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





