Serbi, 22 gusht 2014 – Para se të vdiste, Jovanka, gruaja e Josip Broz Titos, kishte arritur të shkruajë kujtimet e saj dhe t’i dërgonte diku jashtë Serbisë, me qëllim që të botohen pas vdekjes së saj.
Jovanka ishte dëshmitare e ngjarjeve të shumta politike vendore dhe ndërkombëtare.
Disa nga ato procese janë aktuale edhe sot. Botimi i këtij libri me kujtime po pritet me interes të jashtëzakonshëm në Serbi.
Megjithatë ky interes shoqërohet edhe me ankth. “Kujtimet do ta zbërthejnë në detaje kohën në të cilën jetuam, kush ishin projektuesit nën hije të fatit tonë”, thotë për gazetën beogradase, “Veçernje Novosti”, regjisori Milan Saraç, mik i vjetër i Jovanka Brozit.
Sipas tij Jovanka i ka thënë Saraçit se shënimet e saj kanë të bëjnë me kohën kur ajo ishte e martuar me Titon.
Të fshehtat e këtyre kujtimeve janë pesë: ato do të zbulojnë gjithçka që ka qenë e panjohur për Titon, arsyen e rrëzimit të Aleksandar Rankovicit, ku janë eshtrat e Drazha Mihajlovicit, kush punoi gjatë kohës së okupacionit si dhe rrëfime nga jeta e kundërshtarëve politikë të kohës së saj. Deri më tani kujtimet janë ruajtur për një kohë të gjatë jashtë kufijve të Serbisë, tek një mik e i afërm i Jovankës.
“Nuk e di kush është miku i saj, por jam i sigurt se dorëshkrimi nuk është në Serbi. Këto shënimeve po i kërkojnë Shërbimet Sekrete të Serbisë dhe disa të tjerë, të cilat kanë qenë të përfshirë në ngjarjet që Jovanka Broz përshkruan. Supozohet se ajo kishte informacione për shumë larje hesapesh që u bënë pas krahëve”, thotë Saraç për të përditshmen Novosti.
Jovanka ishte dëshmitare e proceseve të shumta politike vendore dhe ndërkombëtare. Disa nga ato procese janë aktuale edhe sot. Gjatë kohës që ajo ishte në izolim, Jovanka ishte e kërcënuar me vdekje dhe i ishte ndaluar të shkruajë.
“Megjithatë, në fund të jetës së saj, ajo kishte vendosur të shkruajë gjithçka që kishte ditur”, thotë miku i saj Saraç.Jovanka Budisavljević vdiq në moshën 89 vjeçare më 20 tetor 2013-të.
Ajo ishte e martuar me Presidentin e Serbisë Tito prej vitit 1952 deri në vdekjen e tij më 1980. Pas vdekjes së burrit ë saj të gjitha pronat u konfiskuan dhe ajo u vendos në arrest shtëpie.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





