SHBA, 22 gusht 2014 – Komisioni Federal Zgjedhor zbuloi se shqiptari Xhafer Laho ka dhuruar katër herë nga 250 dollarë në fushatën e Gary Peter për në senat në zgjedhjet e vitit 2013.
Xhafer Laho akuzohet si bashkëpunëtor i shqiptarit Tom Duhani, i dënuar për pastrim parash nëpërmjet fajdeve që jepte për emigrantët e tjerë.
Xhafer Laho u dënua për 3 akuza, ndërsa gjykatësi dekalroi se “Ka prova të mjaftueshme për të mbështetur argumentin se Laho ka ndihmuar Tom Duhanin për të fshehur asetet e fituara nëpërmjet dhenies së fajdeve në mënurë të paligjshme”
Miqësia e kongresmenit amerikan me Tom Duhanin ka nisur në vitin 2012 kur Peter preu shiritin në ceremoninë e hapjes së një restorantit “Fortesa” të shqiptarit. FBI e akuzoi Duhanin se pastronte para përmes biznesit në lokalin e tij. Në dhjetor të vitit që shkoi ai u dënua me 3 vjet e 5 muaj burg dhe pasi të ketë shlyer dënimin do të deportohet në Shqipëri. Në atë kohë Tom Dunai dekalroi se kishte marrë kredi nga shqiptaro-amerikani I njohur Ekrem Bardha, por ndaj tij nuk u ngrit asnjë akuzë.
Sipas mediave në amerikë kongresmeni ka marrë nga viti 2008 deri në 2012 të paktën 15 900 dollarë, nga Duhanaj në karrierën e tij politike, por komisioni federal ka zbuluar ato që kanë të bëjnë me fushatën e tij të fundit politike.
Duke reaguar pas këtyre akuzave një zëdhënës i kongresmenit tha se “paratë u dhuruan për bamirësi” por nuk dha detaje se ku dhe kur u bë ky donacioni. Natyrisht që ky fakt është shfrytëzuar nga kundërshtarët politikë të demokratit Peter. Terri Lynn Land kongresmen Republikan kërkoi që të zbardhen lidhjet e Gary Peter me shqiptarët e akuzuar për pastrim parash.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





