DURRËS, 21 gusht 2014 –  Duke filluar nga nata e së mërkurës, 20 gusht 2014, qyteti antik i Durrësit mirëpret edicionin e nëntë të festivalit ndërkombëtar të muzikës së dhomës, koncertet e cilit zhvillohen në një nga galeritë e amfiteatrit romak, në datat 20-28 gusht 2014.

Në koncertin e 20 gushtit, që ngjalli interes në qarqet elitare të muzikës në Durrës dhe Tiranë, interpretuan pesë solistë, pjesëtarë e orkestrës italiane të harqeve  Milano Chamber Orchestra.

Përveç instrumentistëve italianë Marcello Miramonti, Susanna Toanella dhe Claudia Stercal, luajtën para publikut të zgjedhur edhe shqiptarë: violonçelisti Ingrid Ruko (lindur në Durrës në vitin 1985) dhe violinisti Elton Tola (lindur në Shkodër në vitin 1981).

Koncerti u duartrokit nga shikuesit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/